Predha në fshatin Xhyerinë, banorët e rrezikuar bëjnë apel për ndihmë

Banorët e fshatit Xhyerinë në komunën Qendër të Vlorës kanë dhënë alarmin se ata po jetojnë në zonë të minuar.Paniku është përhapur pasi një banor zbuloi se e gjithë sipërfaqja e pronës së tij ishte e "mbjellë" me predha të Luftës së Dytë Botërore.Blutë e Vlorës pasi morën sinjalizimin e banorëve, zbuluan se nëntoka ishte e mbushur me arsenal predhash, çka bëri që operacioni të lihej në mes dhe të vihej në dijeni Ministria e Mbrojtjes.Banorët ankohen se jane te detyruar te ruajne femijet per gjithe diten se mos luajne me predhat, duke shkatuar ne kete menyre ndonje tragjedi.Fqinjë të tij pohuan se kanë dyshime se edhe në pronat e tyre mund të ketë predha të Luftës së Dytë Botërore. Frika mbetet edhe më e madhe në një kohë kur nuk dihet numri i predhave të groposura dhe rreziku që ato mbartin nëse plasin.