Numri 2 i Internacionales Socialiste: U vlerësua programi për një Rilindje

Zgjedhjen si numri 2 i Internacionales Socialiste, kreu i selise roze Edi Rama e ka çmuar si nje vleresim te rezistences opozitare per nje Shqiperi ndryshe, per zgjedhje te lira dhe per institucione te forta.Duke folur nga Lisbona, pasi u votua unanimisht per te qene zevendes/ president i Internacionales Socialiste, Edi Rama tha se zgjedhja e tij eshte nje vleresim edhe per programim per nje Rilindje shqiptare.“Është një presidium që në përgjithësi u dedikohet krerëve të shteteve dhe kryeministrave të zgjedhur nga forcat socialiste e progresiste dhe kjo e bën edhe më domethënës këtë moment për ne sepse i jep Partisë Socialiste të Shqipërisë vlerësimin më të madh nga familja më e madhe e socialistëve dhe progresistëve të botës”u shpreh Rama.