Autoshkollat në protestë kërkojnë përmirësim të kuadrit ligjor
Më shumë se 100 autoshkolla nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në një protestë për të shprehur shqetësimi e tyre në lidhje me mosplotësimin e 4 kërkesave kryesore, të cilat sipas tyre kanë të bëjnë me përmirësimin e kuadrit ligjor për organizimin dhe funksionimin e autoshkollave.Përfaqësues të Shoqatave të autoshkollave shprehen se nësë kërkesat e tyre nuk merren parasysh brenda një javë, do të këtë përshkallëzim të protestës, pasi zvarritja nga ana e organeve përkatëse shtetërore po rrënon aktivitetin.Të shoqëruara edhe nga forcat e policisë drejtuesit, e autoshkollave janë nisur nga sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar përgjatë gjithë bulevardit “Deshmorët e Kombit” dhe më pas janë shpërndarë për të mos shkaktuar rëndim të trafikut. Realizimi i këtyre kërkesave sipas përfaqesuesve të shoqatës do të nxirrte biznesin e tyre nga rrënimi.