Janari zbraz xhepat e shqiptarëve, INSTAT: Rriten çmimet e ushqimeve dhe zarzavateve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2013, 16:49
Çmimet e ushqimeve u kanë kushtuar më tepër xhepave të qytetarëve gjatë muajit janar.Kjo është bërë e ditur nëpërmjet raportit mujor të INSTAT, ku theksohet se përgjatë janarit kemi pasur një rritje me 1 % të çmimeve të shportës ushqimore, ndërsa në krahasim me një vit më parë rritja ka qenë 2.7% .Nëngrupi që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimeve ka qenë nëngrupi “zarzavate” me 16.5 % i ndjekur më pas nga nëngrupi “ushqime dhe pije alkolike” me 2.2 %. Sipas INSTAT ulje kanë pësuar karburantet, përkatësisht nafta me 1.6% dhe benzina me 0.8%.