Ngacmimet nëpërmjet internetit, 22 fëmijë kanë denoncuar në muajt e fundit

Për shumë se 1 milion shqiptarë është bërë e zakonshme klikimi dhe lundrimi në internet, ku pjesa më dërmuese që kanë llogari në rrjete sociale janë të mitur dhe të rinj.Fenomeni kërcënues dhe i rrëzikshëm i kësaj bote virtual është fakti që ekzistojnë rrjete e individë të caktuar që joshin të mitur nëpërmjet adresave me emra të rremë në internet, duke u kërkuar takime në vende të fshehta dhe në rastin më keq, duke abuzuar seksualisht me ta.Ambasadorët dhanë alarmin një ditë më pare, por realisht fenomeni shihet më prezent kur në qëndrën e mbrotjes së të drejtave të fëmijëve në pak muaj janë ndjekur 22 raste.Këta të mitur kanë rënë në kontakt me të tillë idividë të rrezikshëm, duke i detyruar nëpërmjet chateve dhe fotove të nisin komunikime të drejtëpërdrejtë nga interneti dhe i kanë bindur të miturit të shfaqen me imazh apo të bëjnë foto apo skena pornografike.Belzioza Coku, nga qëndra për mbrojten e të drejave të fëmijë CRCA, thotë se në linjën alo 116 kanë telefonuar dhe kanë kërkuar ndihmë edhe prindër. Sipas ekspertëve duhet një strukturë më e fortë për të ndjekur raste të tilla.E ndërsa në një qëndër internet prindërit nuk kanë mundësi të kontrollojnë fëmijët e tyre, ekspertët thonë se të paktën në shtëpi duhet të jenë më vigjilentë. 60% e popullësisë janë në kontakt me internetin, ndërsa shqetesues është fakti që qindra fëmijë 7 dhe 9 vjeç përdorin facebook apo rrjete të ndryshme sociale.