Mbeturinat e Klosit, banorët japin alarmin: Ka fetuse foshnjash

Hedhja e mbeturinave vend e pavend tashme prej vitesh eshte bere fenomen i zakonshëm për syrin dhe veshin e shqiptarëve, por nje femomen makabër duket se po kthehet në përditshmëri në fshatin Cerujë të Klosit. Kjo zonë sipas banorëve është kthyer në një vend për hedhjen e fetusëve 4 deri në 5 muajshe, duke e bërë akoma edhe më të frikshëm fenomenin.Një banore e zonës tregon se si gjatë një dite kur po kulloste bagëtinë, në mesin e këtyre mbeturinave urbane ka vënë re edhe një fetus njeriu, duke u tronditur nga ajo çka i panë sytë.Por një situatë të tillë aspak njerëzore e pohojnë edhe banorë të tjerë të fshatit Cerujë, ku sipas tyre në stogun e mbeturinave urbane të qytetit të Klosit janë gjendur edhe herë të tjera fetuse jashtëmartesore.Fshati Cerujë gjendet vetëm pak kilometra larg qytetit të Klosit, por prej vitesh po përballet me ndotjen nga hedhjen pa kriter të mbeturinave urbane të të gjithë bashkisë së Klosit, duke ju shtuar tashmë edhe një fakt tronditës, foshnjet jashtëmartesore të hedhura aty.