Lind në koma, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë

Patris Nika 32-vjeçarja ishte në një betejë me vdekje në momentin që do të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Gruaja shtatëzënë ka pësuar një sëmundje akute të zemrës dhe mushkrive, ka rënë në koma dhe fryma i është mbajtur artificialisht nëpërmjet aparaturave.Në të tillë gjendje mjekët vlerësuan se duhet ndërhyje emergjente për të shpëtuar jetën e nënës dhe fëmijës i cili do të vinte në jetë para kohe. Mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur dhe aktualisht 32-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e shtruar në Spitalin e Mushkërive  "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.  Patris thotë se ndodhi një mrekulli që ajo dhe fëmija jetuan pas atij komplikacioni të rëndë.Kjo ishte një sukses i bluzave të bardha që realizuan këtë ndërhyje të jashtëzakonshme.  Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo por dhe drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” Rubena Moisiu vizituan nënën.32-vjeçarja ende nuk e ka parë fëmijën e saj sepse foshnja është në maternitet ndërsa nëna po vijon kurimin në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  Mjekët thanë se gjendja është normalizuar dhe brenda pak ditëve do të bashkohen nëna dhe foshnja dhe madje do të lënë edhe spitalin.