Tiranë, arrestohen 10 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se në sajë të operacionit të koduar  “Pasqyra 1” është bërë e  mundur goditja e një grupi  kriminal i  cili merrej me  vjedhjen e pasqyrave në zona të ndryshme të kryeqytetit.Sipas saj janë arrestuar tre të rinjtë, Andi  Cen Islamaj 24 vjeç, Rigels  Ruzhdi Kepi 23 vjeç dhe  Erald  Agim Ponari 23 vjeç pasi dyshohet se mbrëmë kanë vjedhur pasqyrat e disa automjeteve kryesisht të tipeve Benz.Pas hetimit dhe verifikimeve të mëtejshme në ngarkim të tyre, rezulton se këto shtetas janë autor edhe të shumë vjedhjeve të pasqyreve të automjeteve në zona të ndryshme në Tiranë. Është dokumentuar tërësisht implikimi i tyre në 30 vjedhjeve të pasqyrave të mjeteve.Gjithashtu policia e kryeqytetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Motorrat Kinez” ndërsa kanë arrestuar në flagrancë edhe 37-vjeçarin Mujo Kamer Perzhita pasi akuzohet për vjedhjen e disa motorrëve në Tiranë.Ndërkohë ka arrestuar edhe tre persona të cilët akuzohen për vjedhje të kabëllve telefonik. Sipas policisë janë arrestuar 32-vjeçari Andrea Podja, Fatjon Gjok Vatnikaj  23 vjec dhe Florian Lek Ndreka, 23 vjeç.Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë u krye arrestimi ne flagrance i shtetasve Arjan Asqeri Demiri, 42 vjec,  lindur ne Berat e banues ne Tirane, Andrea Pjetër Podja, 32 vjec, lindur ne Tropoje e banues ne Tiranë dhe  Fitim Haxhi Tola, 28 vjec, lindur ne Ostren Diber e banues ne Burrel pasi dyshohet  se kanë vjedhur kabinat telefonike. Autorët më pas i shisnin me pas ne nje pike hekurishtetsh ne rrugen “Siri Kodra” Tirane.Gjithashtu policia thekson se është bërë ndalimi nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, i shtetasit Ardion  Ded Bajraktari,  18 vjec pasi në Bulevardin “Zogu i Pare”, ka vjedhur disa telefona cellular dy shtetasve.Policia gjithashtu ka arrestuar edhe shtetasin Shkelzen Emërlla Kupa,  24 vjec, pasi është kapur në flagrancë me  një pistoletë luftarake.