Poni:Në 9 Maj përfundon pastrimi i listave nga dublimet
Zv.ministri i brendshëm Ferdinand Poni ka deklaruar sot se në 9 Maj do të përfundojë pastrimi i listave të zgjedhësve nga dublimet.Ndërsa informoi mbi përgatitjet e infrastrukturës për zgjedhjet, Zv.ministri Poni garantoi se cilësia e listës është në parametrat maksimale."Ne identifikuam dhe dërguam për verifikime 7624 rekorde të dyshuara si të dëmtuara dhe na është kthyer përgjigje se 2875 nuk janë dublime ndërsa janë ende 4800 rekorde të personave të dyshuar. Ne kemi rritur kriteret për të gjetur personat e dyshuar. Listat mund të shikohen nga çdo zgjedhës në faqen zyrtare të Ministrisë së brendshme. Do kërkoja rigozitet nga qytetarët. Ato që janë të pajisur kartë identiteti duhet ti kërkojnë emrin sic e kanë në të" theksoi Poni.Poni gjithashtu kërkoi angazhimin maksimal të kryetarëve të komunave dhe bashkive në ndarjen e qendrave të votimit."Çdo kryetar komune dhe bashkie duhet të zbatoj me regorizitet ligjin. Ministria e Brendshme do ofrojë standartet më të larta teknologjike dhe ligjore. Kryetarët e bashkive dhe komunave autorizohen për procedurat e ndarjes së qëndrave të votimit” shtoi Poni.