Wollfarth-Llallës:Vendime të mirëarsyetuara për rastet e korrupsionit të zyrtarëve
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth është takuar sot me prokurorin e përgjithshëm Ardiatik Llalla.Sipas një njoftimi të zyrës së prezencës së OSBE-së thuhet se biseda mes Ambasadorit Eugen Wollfarth dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla u përqendrua në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në rolin thelbësor të Prokurorisë së Përgjithshme në forcimin e shtetit të së drejtës.“Lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë krimin ndërkufitar, si edhe kundër korrupsionit, është parësore në sigurimin e stabilitetit në vend, në rajon dhe në nivel global. Dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara e të përshtatshme, në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të ishte një masë pozitive të dëshmuar vendosmëri politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori” është shprehur ambasadori.Ambasadori Wollfarth e siguroi Llallën se Prezenca e OSBE-së, në kuadër të qëllimit të saj kryesor për të promovuar shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, do të vijojë ta mbështesë dhe ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme.