Gjendet në Elbasan Albion Daja,13-vjeçari i zhdukur prej 2 ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2013, 07:05
Gjendet fëmija 13-vjeçar nga Durrësi që rezultonte i zhdukur prej dy ditësh. Familjarët njoftuan sot televizionin “Ora News”, se Albjon Daja ndodhej në Elbasan, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.Ata thanë se për momentin 13-vjeçari ndodhet në komisariatin e policisë së qytetit të Elbasanit.Një ditë më parë, familja Daja në Durrës kërkoi ndihmën e çdo qytetari për të gjetur djalin e tyre dule bërë apel publik në televizion.Babai i Albjonit kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa kishte deklaruar se nuk kishte konflikt me askënd.