Zhduket në Durrës 13-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
Prej dy ditësh familja Daja nuk ka asnjë lajm për djalin e tyre 13 vjeçar, Albjonin, i cili rezulton i humbur.Një heshtje e rëndë ka rënë në familjen Daja ku peshën më të madhe të dhimbjes e mban nëna dhe babai, të cilët me sy të përlotur shikojnë nga dera e shtëpisë apo përmes titrave të televizionit duke shpresuar ndonjë lajm për kthimin e fëmijës së tyre në shtëpi.Babai i djalit shpjegon se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë njeri, si dhe nuk njeh ndonjë person që donte ti bënte keq familjes së vet.Nga ana tjetër policia e Durrësit, ka marrë denoncimin e zhdukjes së fëmijës dhe bën me dije se janë mbledhur të gjithë dëshmitë e shokëve dhe të familjarëve, por nga hetimet nuk ka asnjë rezultat konkret.Babai i fëmijës, Genci i bën apel të gjithëve që kanë një informacion për djalin e tij të njoftojë familjen në nr 0686487253.