Zvicër, "Tifozët Kuq e Zi" fluturojnë një dron brenda selisë së UEFA-s
Zvicër – Një dron i telekomanduar nga "Tifozët Kuq e Zi" është futur sot në selinë e UEFA-s në Nyon për t'i kujtuar kësaj të fundit, dhunën e pandëshkuar të ushtruar mbi Kombëtaren shqiptare nga serbët.Kanë qënë shqiptarët e Zvicrës por edhe nga vende të tjera, ata që kanë organizuar sot protestën e tyre të paralajmëruar para këtij institucioni, kundër vendimeve që ajo mori ditët e fundit ndaj Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe.Protesta ndaj UEFA-s është nxitur nga fakti se racizmi dhe dhuna në stadiumin “Partizani” të Beogradit ndaj Kombëtares shqiptare nuk u mor fare parasysh dhe për to askush nuk u ndëshkua, qoftë edhe moralisht.[caption id="attachment_414066" align="alignright" width="640"]
Në foto: Droni me flamurin shqiptar duke fluturuar brenda selisë së UEFA-s[/caption][caption id="attachment_414064" align="alignright" width="640"]
Në foto: Droni me flamurin e Shqipërisë në Zvicër[/caption][caption id="attachment_414061" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga protesta në Zvicër[/caption][caption id="attachment_414060" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga protesta në Zvicër[/caption]ar.sh/Oranews.tv