PD: Brovina po linçohet për energjinë, kur policia e di se vetë Rama vjedh

Tiranë – Partia Demokratike i ka bërë thirrje drejtësisë të bëhet garant i ligjit për qytetarët përballë represionit policor të Kryeministrit kundrejt vjedhësve të energjisë elektrike.Deputeti Keltis Kruja nga selia e PD-së ka denoncuar sot rastin e ish-Drejtorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovinës, që mbahet në burg prej 72 orësh pa asnjë argument ligjor, pasi në procesverbalin e ekspertëve uk gjendet asnjë provë që të dëshmojë se ai ka vjedhur apo abuzuar me energjinë elektrike.Përkundër kësaj, Kruja kërkoi që drejtësia të hetojë Kryeministrin Rama, i cili dyshohet se merr energji elektrike në mënyrë të jashtëligjshme në vilën që është duke ndërtuar në Surrel.“Rasti i Brovinës është rasti i represionit policor, që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh, - tha Kruja. - Nëse sot ka ardhur dita të veprohet bazuar mbi dyshme dhe fjalë, atëherë lind pyetja: Pse policia nuk arreston shtetasin Edi Rama, për të cilin ka të dhëna se vjedh energjinë elektrike në Surrel. Drejtësia duhet të veprojë më shumë se kurrë si garant i ligjit përkundër operacionit policor të Edi Ramës.”ar.sh/Oranews.tv