Korça gdhihet me arrestime, pranga 5 elektricistëve për abuzim me detyrën

Korçë – Pesë punonjës të Operatorit të Energjisë janë arrestuar mëngjesin e sotshëm në qytetin e Korçës, në vazhdnë e operacionit të OSSHE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë në të gjithë vendin. Punonjësit në fjalë akuzohet për abuzim me detyrën e tyre.Ata janë: Edmond Mullali, 32 vjeç, Çlirim Pilinci, 37 vjeç, Miri Seidolli, 47 vjeç; Xhemal Cenolli, 51 vjeç; Refik Fero, 64 vjeç.Kryeministri njoftoi javën e shkuar në Kuvend se pranë OSSHE-së do të ngrihet një njesi me vete e specializuar vetëm për të hetuar “pastërtinë” e punonjësve të saj lidhur me detyrën që ata kanë, mosqënien e tyre bashkëpunëtorë me hajdutët e energjisë elektrike.ar.sh/Oranews.tv