Miss Globe 2014, vajzat nga e gjithë bota vizitojnë veriun e Shqipërisë
Pas qëndrimit 3-ditor në jugun e Shqipërisë, delegacioni i Miss Globe ka nisur turin e veriut. Në Lezhë bukuroshet vizituan subjektet që kanë mbështetur organizimin e spektaklit të 11-të, që do të organizohet më 8 nëntor në Pallatin e Sportit në Shkodër.Në Lamthi Busines, bukuroshet u njohën me prodhimet e teknologjisë bashkëkohore italiane, tashmë present në të gjithë vendin, në mbi 20 njësi tregtimi. Për këtë fakt miss Italia ndihej si në shtëpinë e saj.Modele të tilla të biznesit janë treguesi i qartë i progresit që ka bërë vendi ynë, pas përmbysjes së sistemit që veprimtari të tilla konsideroheshin si shfaqje të huaja të botës kapitaliste.Ndalesa tjetër ishte në kompaninë Eurofish, e cila eksporton prodhimet e konservuara të detit në Europë.Dreka kaloi në një tjetër perlë të natyrës shqiptare, në Lagunën e Patokut nën bujarinë e mikpritësve dhe nën pisazhet e mrekullueshme të perëndimit të diellit.Gëzimi dhe kënaqësia e vajzave nga e gjithë bota shprehej përmes sekuencave të improvizuara në konstruksionet mbi ujë.Pas një udhëtimi të gjatë, miset mbërritën në qytetin e Pukës ku u rrethuan me respekt dhe dashuri nga artdashësit e qytetit.Në Pallatin e Kulturës u zhvillua shfaqja e dytë e miss Talentit ku juria përzgjodhi 10 bukuroshet që do të garojnë në natën finale në qytetin e Ulqinit