Shpërthim me tritol në një depo farmaceutike në autostradë
Tiranë –Hyrja e një depoje farmaceutike është hedhur në erë mengjesin e së dielës në autostradën Tiranë - Durrës. Biznesi është në pronësi të shtetasit Neshat Sheshi dhe ka disa vite që ushtron aktivitetin e tij në tregtimin e ilaçeve. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk është lënduar njeri, pasi në atë orë në ambientet e brendshme nuk ka pasur punëtorë, ndërsa rojet e sigurisë kanë qënë larg hyrjes së ndërtesës. Mësohet se dëmet materiale kanë qënë të shumta, pasi nga hetimet e para bëhet fjalë që të ketë shpërthyer një sasi prej afërsisht 200 gramë tritol.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe ekspertët antiekplozivë të policisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të jetë e motivuar për shkak të konkurencës në tregun farmaceutik. Me rëndësi për hetimin do të jetë dëshmia e pronarit dhe vëllait të tij, të cilët e menaxhonin sëbashku këtë depo. Hetuesit kanë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së biznesit dhe bizneseve të tjera në autostradë, për trë parë nese mund të përftohen elementë të vlefshëm për hetimet. Pjesa ku ndodhi shpërthimi ende nuk ishte vënë funksion të biznesit, pasi ishte në ndërtim e sipër. Duket se autorët kanë dashur vetëm të trembin pronarët dhe nuk kanë patur qëllime për të shkaktuar dëme në njerëz apo dhe dëme më të medha për biznesin.ar.sh/Oranews.tv