Bosi i "Virgin" vë në dyshim projektin e turizimit hapsinor

Sipërmarrësi miliarder, Riçard Brenson,deklaroi se do të kërkonte me ngulm të merrrte vesh se çfarë shkaktoi shpërthimin e anijes së tij kozmike në aksidentin që i mori jetën një piloti në Kaliforni. Pronari i kompanisë së fluturimeve, Virgin, i cili po punonte në projektin e fluturimeve turistike në hapsirë, mbërriti menjëherë në vendngjarje pas incidentit të së premtes dhe pranoi se kjo ngrinte dyshime mbi të ardhmen e projektit të turizimit hapsinor."Mendoj se është një ditë e tmerrshme për "Virgin Galactic", për fluturimet hapsinore civile është një hap i madh prapa. Është e tmerrshme edhe për familjet e pilotit që ka humbur jetën. Do të jetë mjaft e vështirë tani për të motivuar 400 inxhinierët që kanë punuar aq shumë për të gjetur çfarë shkoi keq pas aq shumë vitesh punë", tha Branson në një intervistë.I pyetur nëse incidenti i dha fund ëndrrës së tij për të realizuar udhëtime civilësh në hapsirë, ai u përgjigj: "Nëse do të gjejmë ndonjë gjë që nuk mund të rregullohet, atëherë sigurisht që gjendja do të jetë e rëndë, por shpresojmë që të jetë diçka e zgjidhshme. Nuk kemi pasur ende asnjë anullim të prenotimeve, por kemi marrë qindra mesazhe mbështetjeje nga astronautë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ne".Oranews.tv