Policë pa uniformë, plan masash për kundravajtësit rrugorë
Tiranë - Të padallueshëm nga çdo drejtues mjeti, grupe oficerësh civilë veprojnë në kryqëzime në rast se ka kundravajtës rrugorë.Qëndrimi i automjeteve pa logon e Policisë afër semaforëve bën që në rast se automjetet kalojnë me të kuqe apo duke shkelur çdo rregull të qarkullimit rrugor, të ndezin sinjalin përkatës fenelinë dhe t’i vihen në ndjekje. Gjoba në këtë rast është e lartë deri në 40.000 lekë.Oficerët civilë qëndojnë në nyjet kryesore semaforike. Drejtori i Policisë Rrugore Mit'hat Tola tha se ky është një ndër planet e masave të policisë për të sensibilizuar dhe gjobitur çdo shkelës.Në aksione të tilla ka pasur dhjetra leje drejtimit të pezulluara dhe në anën tjetër masa administrave për qindra drejtues automjetësh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.Oranews.tv