Tronditet arsimi, Rama: Nesër raporti për nxënësit e penalizuar nga mësues pa shkollim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2014, 11:11
Tiranë - Një raport me shifra tronditëse për arsimin, siç paralajmëroi Kryeministri tre ditë më parë nga Vlora, do të publikohet të hënën. Sipas Ramës, sistemi i sëmurë arsimor ka marrë më qafë mijëra nxënës, duke filluar që nga klasa e parë.Për të evituar që në të ardhmen këto shifra të rriten, kreu i Ekzekutivit deklaroi se mësuesit, për të provuar aftësinë në mësimdhënie, do t'i nënshtrohen procesit të licencimit, përmes provimit që do t'i vlerësojë ata me numër kreditesh.Për kryeqyetarin Rama, ndërhyrja është një mënyrë për mospërsëritjen gabimeve dhe që dija të përkthehet në rezultate konkrete!Oranews.tv