Paulin Preka, rikthim pas 18 vjetësh në skenën ku kaloi një jetë
Shkodër - Nje rikthim pas 18 vitesh ne skenen te cilen kaloi nje jete, por sot per te festuar me miqte dhe koleget e tij 80 vjetorin e lindjes. Artisti i merituar Paulin Preka i dhuroi Shkodres dhe artedashesve nje mbremje te mbushur me emocione dhe nostalgji, duke risjelle ne memorien e tyre pjeset me te bukura te estrades profesioniste perkrah mjeshtrave te medhenj: Zyliha Miloti, Zef Deda dhe kolegeve Besnik Çinari, Drane Xhaj, Gezim Kruja, Anton Krosaj etj.Per mbi 2 ore spektatoret qe kishin tejmbushur teatrin Migjeni, shijuan interpretimet brilante te trupes profesioniste dhe kengetareve Frederik Ndoci, Myfarete Laze, Mukades Çanga, Ilsi Ademi. Natyrshem per vete artistin Preka emocionet jane te shumta, sepse kjo skene i ka munguar prej vitesh, pasi ai jeton se bashku me familjen ne Itali. Edhe vete kolegeve ju ka munguar magjia e interpretimit me kete kolos te skenes.Paulin Preka eshte nje nga artistet shumedimensional te artit shqiptar, me qindra role ne teater dhe kinematografi. E per ta mbyllur sic e ka tradite shkodrani, me pak humor thumbues, pervec tortes dhe qirinjve, ju dorezua certefikata "mjeshter i madh". Ky ishte nje mesazh i drejteperdrejte per presidencen, qe prej vitesh mban ne sirtare propozimet per vleresimin e shume koloseve te skenes shkodrane e shqiptare.Oranews.tv