Lushnje, bashkia pret aplikimet e studentëve për bursë deri në 11 nëntor
Lushnjë – Bashkia e Lushnjes ka njoftuar se deri në datën 13 nëntor pret aplikimin e studentëve dhe nxënësve të vitit të parë për vitin akademik 2014-2015. Dokumentacioni që nevojitet per te përfituar bursë sipas vendimit përkatës të qeverisë, nis me një kërkesë drejtuar Këshillit bashkiak e më pas, dokumentat që provojnë se janë studentë.Jashtë kriterit ekonomik përfitojnë studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye të detyrës, listat detajohen nga ministritë përkatëse).Përfitojnë edhe studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës dhe nxensit e arsimit profesional me të gjitha notat 10.ar.sh/Oranews.tv