Një vit pas Drenovës, grupi i Admir Tafilit tentoi të thyejë Burgun e Peqinit

Peqin-Një vit pasi u arratisën nga burgu i Drenovës në Korçë, grupi i Admir Tafilit tenton përsëri lirinë,këtë radhë nga burgu i Peqinit.Duket se burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri nuk janë problem për Admir Tafilin,Fran Marashin dhe Gëzim Gurin,ndërsa në këtë tentativë arratisje atyre u është bashkuar dhe Genci Tafili, vëllai i Admirit.Përveç tentativës spektakolare për të ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit, të burgosurit i kishin idetë e qarta se çfarë do të bënin pas daljes nga burgu.Me ndihmën e Jetmir Guzit,i cili ishte personi që do ti priste jashtë,ata do të siguronin armë dhe do kryenin një vjedhje spektakolare me vlerë 1 milion euro,në një biznes.Këto para ata do ti përdornin për tu larguar nga Shqipëria,pasi plani i tyre ishte për tu larguar nga Shqipëria.Nga hetimet e SHKB-së së burgjeve dhe Prokurorisë së Elbasanit është mundur të vërtetohet se të burgosurit kishin disa muaj që organizonin arratisjen dhe se nuk kishin vetëm një plan arratisje,por në fund kanë vendosur për variantin e mësipërm.Jetmir Guzi,mik i ngushtë i Admir Tafilit ka një rol të rëndësishëm në këtë histori. Ai ka mundur të sigurojë disa epikriza mjekësore false,sikur gruaja e Genci Tafilit ishte e shtruar në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë.Por nga hetimet dhe konfirmime të sistemit TIMS u vërtetua se ajo ndodhej jashtë Shqipërisë. Një ndihmë 4 të burgosurit e kanë marrë dhe nga 5 punonjës të burgut, për të cilët gjykata ka vendosur masën e "arrestit me burg".Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave. Ndër të arrestuarit është dhe përgjegjësi juridik dhe i sigurisë i burgut të Peqinit dhe Jetmir Guzi,i cili kishte për detyrë të vinte në dispozicion të të burgosurve të gjitha mjetet e nevojshme për arratisjen. Prokuroria dhe SHKB parandalojnë arratisjenNë një njoftim të prokurorisë thuhet se parandalimi i arratisjes spektakolare u bë pas një ndërhyrje energjike e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Aktorët kryesorë që kanë synuar arratisjen janë të njëjtën persona që arritën të arratiseshin për disa ditë nga burgu i Drenovës, në nëntor 2013. Vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, si edhe Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë planifikuar të arratisen, duke bashkëpunuar me persona jashtë dhe brenda burgut.Arrestohen 5 punonjës të burgut dhe një bashkëpunëtor tjetërPas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit dhe Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, ditën e Shtunë, 01/11/2014, janë arrestuar 5 punonjës të burgut të Peqinit dhe një shtetas nga Shkodra, të akuzuar se, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që të dënuarit të tentonin arratisjen nga burgu.Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Elbasanit ka paraqitur kërkesën për masë sigurie “arrest me burg” për 5 zyrtarët e burgut dhe një shtetas tjetër, të cilët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 323, 248, 186 dhe 245/1 të Kodit Penale. Kërkesa e Prokurorisë është pranuar nga gjykata dhe gjatë ditës së shtunë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për shtetasit:Avni Biça, dtl. 1984, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.Gëzim Beheluli, dtl. 1966, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.Bilbil Ymeri, dtl. 1981, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.Abedin Hitaj, dtl. 1955, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.Petrit Marnoj, dtl. 1983, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.Ndërsa forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për arrestimin e shtetasit Jetmir Guzi, i datëlindjes 1981, i cili dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimin për përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.