Shkodër, grabitet për të dytën herë, avokatja e Dajtit dhe e bandave
Në harkun kohor të 2 viteve, grabitet sërish automjeti i avokates së krimeve të rënda Jalldys Kastrati, e njohur si avokatja e Dritan Dajtit, bandës së Cërrikut dhe Durrësit. (Në foto: Majtas Avokatja dhe djathtas makina e grabitur)Ngjarja këtë herë ka ndodhur në vendlindjen e saj, në qytetin e Shkodres. Rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të shtunës, automjeti i parkuar në hyrje të shkollës “Ismail Qemali”, aty ku jeton avokatja, është hapur me forcë nga dera e pasagjerit. Autorët kanë arritur të marrin një sasi parash që ndodheshin në kroskotin e automjetit, si dhe disa prokura. Vetë avokatja Kastrati tregon këtë ngjarje, ndërsa shprehet se ndjehet e tronditur pasi rasti po përsëritet. Aq më tepër ajo nuk harron të kujtojë se aktualisht ka në dorë një tjetër çeshtje të rëndësishme, që lidhet me një vrasje në zemër të Tiranës.2 vjet më parë, në shkurtin e 2012-es, automjeti i avokates Kastrati u grabit në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku autorët aso kohe i vodhën një çantë me dokumenta të rëndësishme të çështjeve që avokatja mbronte së fundmi. Avokatja Jalldys Kastrati është një nga emrat e njohur në vend, pasi është ndër të paktat femra që kryejnë mbrojtjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe për këtë madje ka marrë vlerësime edhe nga ekspertët e huaj.Oranews.tv