Lezhë, banorët shesin bagëtitë të paguajnë energjinë, nxënësit kundër arrestimeve
Lezhë – Banorët e fshatit Kurtarë në rrethin e Matit, në pamundësi për të shlyer detyrimet për energjinë elektrike, kanë filluar të shesin bagëtitë.Banorët shprehen se nuk kundërshtojnë pagesën e energjisë, por tregojnë se janë pa punë dhe nuk marrin ndihmë ekonomike.Ndërsa arrestimi i personave që vjedhin energjinë elektrike është kundërshtuar nga nxënësit e shkollave në qytetin e Lezhës.Nxënës të gjimnazit “Hydajet Lezha”, janë shprehur se prezenca e uniformave blu, në aksionin për vjedhjen e energjisë, ka sjellë frikë dhe panik tek qytetarët.Por drejtori i Policisë së Lezhës, Niko Brahimaj, theksoi se veprimet e Policisë janë kryer komformë ligjit.Ai u shpreh se Policia është e vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që kryejnë vepra penale.