Dëbora e hershme befason dy Karolinat
Banorët e Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut janë befasuar nga dëbora e parë e vitit, që mbërriti të shtunën më 1 nëntor, një rekord në hsitorinë e dy shteteve të jugut. Masa të ftohta ajri nga arktiku ishin paralajmëruar se do të mëbrrinin në Apalashe, por pak e kishin menduar se do të kishte edhe rreshje dëbore. Megjithatë, në Karolinën e jugut, mjaftuan pak centimetra borë për të ndërprerë energjinë elektrike në disa konte, ndihmuar edhe nga era e fortë. Ndërsa në Karolinën e veriut, të shtunën dëbora arriti deri në mbi 13 centimetra.Sipas shërbimit meteorlogjik në një zonë malore në Tenesi, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, dëbora rriti deri në 25 centimetra trashësi, ndërsa në Parkun Kombëtar "Smoky Mountains" disa rrugë u mbyllën për kalimin e civilëve. Sipas parashikimeve rreshjet e dëborës do të vazhdojnë përgjatë gjithë fundjavës. Megjithatë, ekspertët e meteorologjisë amerikane mendojnë se dimri i këtij viti do të jetë më i thatë se vitet e kaluar dhe temperature më të larta, sidomos në zonat bregdetare.E kundërta parashikohet për Britaninë, ku ekspertët kanë paralajmëruar se ky mund të jetë dimri më i ftohtë në ishull prej 100 vitesh. Në nëntor pritet që Britania të mbulohet thuajse tërësisht nga dëbora dhe erërat arktike, të cilat do t'I ulin në mimium tëmperaturat, sidomos në gjysmën e dytë të nëntorit.