Londër, të gjithë nudo në Trafalgar Square, në ditën botërore të mbrojtjes së kafshëve

Londër - Qindra njerëz nudo, të përgjakur, të shtrirë përtokë, tamam si kafshët në thertore, kanë protestuar në Trafalgar Square, në Londër, për ditën botërore të mbrojtjes së kafshëve.Një nga aktivistët e Peta shprehet:"Unë i përkas disa organizatave për mirëqenien e kafshëve për mbi 50 vjet - thotë aktivistia Sonia Waddell - Kam provuar në jetën time që të mos rrisim vuajtjet e kafshëve të planetit.Shpesh ne protestojmë të zhveshur dhe kjo është pak e vështirë për t’a bërë, por unë shpresoj se kjo i tërheq vemendjen njerëzve dhe i shtyn për të menduar” – tha ajo.Me parulla në duar, protestuesit e zhveshur, kanë vazhduar misionin e tyre në mbrojtje të kafshëve.