INUK, prishje selektive? Kryeinspektoria: E hapur për verifikim, posedojnë tituj pronësie

Tiranë  - Akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, se mazhoranca po kryen prishje selektive, në aksionin e ndërmarrë nga INUK, për prishjen e ndërtimeve pa leje, i është përgjigjur vetë kryeinspektoria, Dallëndyshe Bici.E ftuar në një intevistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Patrik Sadikaj, Bici tha se institucioni që ajo drejton, vepron mbi bazën e dokumentacioneve dhe është e hapur për verifikim. Më tej ajo shtoi se objektet që janë trumbetuar këto ditë nga opozita, janë të gjitha të pajisura me një titull pronësie. “Institucioni që unë drejtoj vepron mbi bazën e shkresave, mbi bazën e dokumentacioneve. Çdo gjë është e dokumentuar qartë dhe saktë pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Unë ftoj opozitën dhe kë të dojë, që do të verifikojë këto dokumentacione. Ato objekte që trumbetohen çdo ditë nga opozita si selektive apo klientekliste, nuk është aspak e vërtetë, janë objekte që disponojnë një titull pronësi, që mund të jetë një leje legalizimi apo një leje ndërtimi, edhe të hipotekuara.Pavarsisht se bien në sy për keq, pasi janë legalizuar dhe hipotekuar në trotuare, në vijën breg-liqenore siç ishte rasti i Pogradecit, -  në vijën bregdetare siç kemi raste në qytetin e Durrësit. Të gjitha këto ne i kemi denoncuar pranë institucioneve, që është institucioni i akuzës, për mënyrën se si e kanë fituar titullin e Pronësisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, është ngritur një njësi e përbashkët ndërmjet të dy institucioneve, duke vazhduar dhe në hapat e mëtejshmë, për t’i shkuar deri në fund mënyrës se si e kanë fituar titullin e pronësisë këta lloj subjektesh” – tha Bici.E pyetur nëse do të ketë prishje të objekteve të cilat disponojnë leje ndërtimit, por bien në kundërshtim me urbanistikën, Bici u përgjigj se do të ishte e padrejtë të ndërhyhej pa filluar procedura e kompensimit apo shpronësimit, pasi në këtë mënyrë do të kryhej krim ndaj qytetarit.“Do të ishte e padrejtë të ekzekutohej një objekt me leje ndërtimi nga INUK pa ju nënshtruar procedurave të kompensimit dhe të shpronësimit, sepse ky do të ishte një krim ndaj qytetarit. Ai ka tashmë një titull pronësie. Unë duke qënë me profesion juriste, besoj se do të ishte e padrejtë.Të gjitha rastet që janë nxrjerrë ditë për ditë nga opozita, janë të gjitha rastet që janë me leje legalizimi, janë objekte të hipotekuara, janë objekte që kanë një leje ndërtimi. Në çdo kohë ne jemi hap pas hapi në bashkëpunim edhe me Aluiznin, për të verifikuar a do të kualifikohen apo jo për legalizim, në rast të skualifikimit, atëherë do t’i nënshtrohen ekzekutimit” - u shpreh Kryeinspektoria.Pavarsisht se vemendja është përqëndruar tek aksioni i energjisë elektrike, ndërmarrë nga qeveria gjatë këtyre ditëve, kjo e ka zbehur pak “zhurmën” që bëri aksioni i INUK, por jo punën e tyre. Kryenspektoria  u shpreh se në Tiranë aksioni ka përfunduar që të mërkurën në disa zona dhe ka ende inpektorë në terren, ashtu si në gjithë Shqipërinë. “Çdo veprim në çdo prishje e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bazohet mbi një plan të parapërgatitur dhe të miratuar në intitucionin ku unë punoj, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera ligjzbatuese, me synim verifikim e saktë dhe ligjshmërinë e këtyre objekteve dhe kundërligjshmërine e tyre.Akstualisht ka dy ditë që ka përfunduar aksioni në qytetin e Tiranës, në dy zona shumë të rëndësishme rruga e Elbasanit, rrugët lidhëse me njëra-tjetrën, njëkohësisht me zonën e Laprakës dhe Brrakës. Menjëherë pas përfundimit të këtij aksioni, ka vazhduar azhornimi në tre zona të tjera të kryeqytetit dhe pas verifikimit të të gjithë objekteve të kundraligjshme do të vazhdohet pastaj me ekzekutimin i tyre. Edhe në këtë moment inspektorët e INUK, janë në terren në 3 zona të kryeqytetit, krahas gjithë Shqipërisë” –  cilësoi Bici.Ndërsa së fundmi Bici ka bërë dhe një përllogaritje të të gjithë objekteve pa leje të cilat janë prishur, numëri i cili shkon në 2400 objekte në të gjithë Shqipërinë, pasi nuk dispononin asnjë dokument pronësie.“Vetëm në qytetin e Tiranës, deri ditën e mërkurë, kur ka mbaruar aksioni i zonave të lart përmendura, numri i ndërtimeve të kundraligjshme të cilat janë ekzekutuar nga INUK , janë 1800. Në qoftëse kësaj shifre do t’i shtonim shifrën e të gjithë ndërtimeve të ekzekutuara në gjithë republikën e Shqipërisë, përfshirë Elbasanin dhe aksionin që ishte ndalesa e parë në Durrës, shkon 2400 objekte. Të cilat janë të strukturave të ndryshme, të madhësive të ndryshme. Ashtu siç e keni monitoruar edhe nëpërmjet ekranit tuaj, ka patur dhe objekte 4-5 kate” -  theksoi Kryeinspektoria.