Vendimi i UEFA-s, shqiptarët protestë paqësore në Londër

Londër-Shqiptarët zbritën sot sërish në rrugët e Londrës për të protestuar kundër vendimit të Komisionit Europian për ndeshjen mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbë me 14 tetor.Disa dhjetëra shqiptarë, por edhe britanikë u tubuan për disa minuta me radhë para selisë së Komisionit Europian në Londër.Me pankarta në duar dhe thirrje paqësore ata dënuan racizmin, dhunën dhe vendimet e UEFA-s për rastin.