Këngët popullore, festohet 35 vjetori i krijimit të grupit të Beratit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2014, 18:35
Berat - Grupi i këngëve popullore e qytetare të Beratit u zyrtarizua 35 vite më parë. Emra të njohur të muzikës si Virgjini Mile, Asqeri Kadëna, Xhevdet Dervishi, Sybi Berat, etj, bënë historinë me krijimin e këtij grupi duke u shtuar vlerat e qytetit dhe në art.Sipas kryetarit të bashkisë, Fadil Nasufi, ky grup ka mbajtur gjallë traditën e hershme të këngëve beratase.Për të përkujtuar 35 vjetorin e krijimit të grupit të këngës popullore, bashkia e qytetit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Berat, organizuan një koncert festiv ku morën pjesë shumë këngëtareve të njohur të këtij grupi, që edhe me rëndesën e viteve që kanë mbi supe nuk janë ndarë nga kënga.