Ndihma ekonomike, në Kukës do të shpërndahet 100% për familjet në nevojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2014, 18:37
Kukës - Rreth 1900 familje kuksiane të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike që përfitojnë nga 3 deri në 8 mijë lekë të reja, do të përfitojnë ndihmën në masën 100%, deri në fund të vitit me vendim të këshillit bashkiak të qytetit.Kryetari i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, u shpreh se fondet që janë vënë në dispozicion të këtij procesi janë mbledhur gjatë vitit, nga mirëmenaxhimi i skemës ekonomike.Në Qarkun e Kukësit trajtohen me ndihmë ekonomike më shumë se 10 mijë familje. Ndërsa numri i të papunëve ka arritur në rreth 10 mijë persona të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në Kukës, Has e Tropojë.