Pas akuzave, Radovani: Vllaznia po mbahet peng politikisht dhe ekonomikisht

Të pamençura, kështu i ka cilësuar prefekti i Shkodrëes Paulin Radovani akuzat e administratorit të Vllaznisë Neritan Kalamishi.Por më shumë se akuza që prefekti ka dorë në arrestimin e Kalamishit, Radovanin e ka shqetësuar ajo për Vllazninë. Në këtë pikë prefekti i Shkodrës shkon më tej kur thotë se Vllaznia po mbahet peng politikisht dhe ekonomikisht.Nëse i duhet kartë strehimi në Gjermani, duke përdorur emrin tim, këtë nuk ja beson njeri përfundon prefekti i Shkodrës Radovani. Prej 2 ditësh, moment kur u shoqërua për mbi 9 orë në komisariat, administratori Vllaznisë shpërtheu në akuza jo vetëm ndaj policisë, por edhe ndaj prefektit të Shkodrës Paulin Radovani dhe një grupi biznesmenësh.