Kosovë, anëtarët e KQZ-së pa legjitimitet, Presidenca nuk ndërmerr masa

Teska Kosova po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja për të dalë nga ngërçi politik i krijuar pas tetë qershorit, vendi është pa Komision Qendror Zgjedhor, pasi legjitimitet aktualisht ka vetëm kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila është emëruar nga Presidentja.Kështu ka deklaruar anëtari I Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, I cili ka kritikuar Presidenten e vendit për këtë situatë të krijuar, duke I kërkur asaj emërimin e anëtarëve,"Aktualisht, vendi është pa komision qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht me mandate të konfirmuar është kryetarja e KQZ-së, sepse ajo emërohet nga Presidentja. Përbërja e KQZ-së, zakonisht ndodh në 60 ditë, brenda 60 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve. Presidentja në bazë të rezultateve që i merr nga KQZ-ja, është e detyruar bazuar në nenin 129 të Kushtetutës….Presidentja gjashtë partitë më të mëdha politike që janë përfaqësues në kuvend ua dërgon me shkrim kërkesën që të emërojë nga një anëtare të KQZ-së", ka thënë ai.Ndërkohë edhe kryetarja e KQZ, Valdete Daka shprehet se zgjedhja e anëtarëve të insitucionit që ajo drejton është në dorë të Presidentes."KQZ-ja… nuk ka kompetenca t'i shqyrtojë mandatet e anëtarëve të KQZ-së, as unë, as anëtarët e tjerë. Është zyra ligjore e presidencës e cila merret me mandatet e anëtarëve të KQZ-së, me përbërjen e KQZ-së dhe të gjitha kompetencat e autorizimit janë atje".Por cfarë pritet të ndodhë? Një ngërc tjetër i shtohet krizës në Kosovës, pasi emerimi i anëtarëve të Komisionit  Zgjedhor nuk mund të bëhet pa mbledhjen e parlamentit. I pyetur nga media, Arbër Vllahiu, zëdhënës I preisdentes ka dekalruar se Presidentja vepron gjithnjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke shtuar se mandati i Komisionit Zgjedhor të Kosovës, është një çështje e ndërlidhur me konstituimin e institucioneve të Kosovës.