Moratoriumi i Gjuetisë, kryeministri Rama: Shtoi faunën e egër
Moratoriumi 2 vjeçar i Gjuetisë, ka ringjallur "Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta" duke shtuar faunën e egër. Kështu ka deklruar Kryeminsitri Edi Rama, teksa pa nga afër rehablitimin e këtij parku ku është ndërhyrë në rrugët natyrale, prej afro 50 kilometër, duke u krijuar infrastruktura e duhur për vizitorët.“Falë moratoriumit kemi një rigjallërim dhe një riafrim të specieve të tjera me specien e njeriut, që për vite të tëra u bë armiku i çdo specieje tjetër”.Ndërkohë Kryeministri, teksa u njoh më investimet në këtë zonë, tha se bujqësia dhe infarstruktura, janë objektiv parësorë për qeverinë.“Transformimi rrënjësor që po sjellim në mbështetje të fermerëve, duke pastruar gjithë kanalet vaditëse, duke pastruar gjithë kanalet kulluese, do të na japë shifra ende më entuziazmuese të eksportit”, vijoi Rama.Rama është shoqëruara këmba-këmbës, nga deputeti i zonës, Erion Barce, i cili e ka njohur atë me investimet e zonës.“Kemi deri tani të bëra kanale vaditëse 28.4 km që i kemi pastruar dhe kemi 8 mijë hektarë i kemi futur nën ujë”, tha Brace.Ndonëse Divjaka, akoma nuk është futur nën dhembët e fadromave të Inspektoriatit Ndërtimorë Urbanistik Kombëtarë, shum banorë e shohin këtë aksion me sportivitet, duke mos e kursyer mbeshtetjen.Në kuadër të projektit kombëtar "Rilindje Qyteteve" kanë nisur punimet edhe pedonalen e qytetit të Divjakës, ndërkohë një tjetër projekt i rëndësishëm është në zbatim, ai i gjimnazit të qytetit.