Kalemaj: Rritja e taksave jo kusht i FMN, por zgjidhje e qeverisë
Rritja e taksave është një zgjidhje që e bën vetë qeveria në momente të caktuara, dhe nuk është një imponim nga FMN apo BB. Kështu ka deklaruar eksperti i ekonomisë, Ilir Kalemaj në një intervistë për Ora News me gazetaren Denisa Pasholli.Duke marrë shembullin e energjisë Kalemaj tha se rritja e taksave në këtë mënyrë bëhet për të ulur borxhin.“Te taska e energjisë, kjo nuk është një imponim i FMN, duhet të jemi të qartë, ta qartësojmë edhe publikun, këto janë zgjidhje që bën qeveria shqiptare, në mënyrë që të arrijë të reduktojë defiçitin buxhetor, në mënyrë që të arrijë të ulë borxhin dhe të arrijë të adresojë disa sektorë problematik, por këto janë zgjidhje që bën qeveria në cdo moment të caktuar”, u shpreh Kalemaj.Po ashtu eksperti i ekonomisë tha se BB dhe FMN, por edhe shoqëria civile shqiptare ka inkurajuar qeverinë se përpara se të rrisë taksat, duhet të formalizojë ekonominë.“Një mjet tjetër që ka inkurajuar Banka Botërore dhe FMN dhe aktorët e shoqërisë civile, është që para se të rrisë taksat, duhet të mbledhë ato në mënyrë më efektive. Para se të arrijë të shtojë taksat e reja duhet të arrijë të formalizojë ekonominë shqiptare, pra më fjalë të thjeshta ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo selektiv”, tha Kalemaj.