Elbasan, paralajmërimi i Gjiknurit: Aksioni për energjinë nuk do të ndalet

Elbasan - Abonentët familjarë që vjedhin energjinë elektrike nuk duhet të flenë mbi dafina këto ditë që aksioni i OSHEE dhe Policisë është fokusuar tek bizneset.Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, nga Elbasani u ka dërguar mesazhin që të bëhen gati për t’u përballur me darët e shtetit, në aksionin që nuk do të ndalet.“Në fazën e parë të aksionit kemi bizneset e mëdha, si lokalet, karburantet, etj. Më pas do shtrihet kudo. Konsumatorët duhet ta kenë të qartë se procesi është i pandalshëm, se është me rëndësi që lidhjet e paligjshme duhet të shkëputen përgjithmonë.Shteti e ka marrë shumë seriozisht këtë proces dhe nuk tërhiqemi. Kjo është një betejë në mbështetje të qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve, ndaj është një kauzë e drejtë dhe në mbështetje të ligjit" – tha Gjiknuri.Ndërsa ndërhyrja në Elbasan është përqëndruar në zonën Industriale, ku po kontrollohen të gjitha bizneset, ministri Gjiknuri aksioni ka ndikuar direkt në rritjen e arkëtimeve.Duke hyrë pak edhe në territorin e Ministrit Tahiri, Gjiknuri sqaroi me detajet dënimet për abuzuesit të cilëve u lëshoi një apel të fundit që të nxitojnë të paguajnë faturat.