Shtëpia e Bardhë feston Hallounin me fëmijët

Shtëpia e Bardhë ka festuar Hallouin së bashku me shumë fëmijë  dhe 200 kunguj të dekoruar nga vullnetarë të ndryshëm.Presidenti  Obama ka mirëpritur fëmijët e shkollave lokale dhe fëmijët e familjeve ushtarake në Shtëpinë e Bardhë.Më shumë se 4,500 persona pritet të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë për Hallouin, sipas  një deklarate të zyrës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë.Qindra fëmijë , të veshur me kostume, duke filluar nga Supermani deri tek  astronautët, u bashkuan me presidentin amerikan Barack Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle. Cifti Obama, i cili kishte vendosur të mos veshë kostume për Hallouin, ka shpërndarë ëmbëlsira speciale të Shtëpisë së Bardhë për të gjithë fëmijët e pranishëm.