Ebola, Pas Australisë edhe Kanadaja ndalon vizat për shtetasit nga Afrika Perëndimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2014, 09:56
Kanadaja ndalon dhënien e vizave për shtetasit që vijnë nga Afrika Perëndimore ku virusi i Ebolas është shpërndarë, bëri të ditur qeveria të premten e 31 tetorit.“Përhapja e sëmundjes mund të përbëjë një rrezik të pashmangshëm dhe të rëndë për shëndetin publik " thuhet në një dokument zyrtar të qeverisë kanadeze.Në këtë mënyrë Kanadaja i bashkohet Australisë, e cila javën e kaluar u bë vendi i parë që ndaloi vizat për shtetasit nga vendet ku tashmë është përhapur ebola.Mbi 5000 mijë persona kanë gjetur vdekjen deri tani në Guine, Liberi dhe Sierra Leone nga virusi i Ebolas.