Vijon pastrimi i shtresave të pisllëkut që mbajnë peng plazhin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2014, 10:20
Spastrimi i bregdetit të Durrësit nga ndërtimet e paligjshme vijon prej disa ditës. Sot operacioni i pastrimit vijon në vijën e rërës ku ndërtimet pa leje ku ”shtresat e pisllëkut mbajne peng plazhin e Durrësit” shkruan kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter.
Operacioni i pastrimit vijon ne vijen e reres ku ndertimet pa leje e shtresat e pisllekut mbajne peng plazhin e DR pic.twitter.com/FewwT2jdx3— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2014 Aksioni është përqënduar nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat. INUK shprehet i vendosur për prishjen e të gjitha objekteve të kundraligjshme në të gjithë vijën bregdetare.Paralelisht vijon puna edhe për largimin e të gjitha objekteve të kundraligjshme në krah të akseve kombetare. INUK thotë se në operacionin nga ''Ura e Dajlanit'' deri në Vlorë, po ndërhyhet kryesisht në rrethrrotullime.