Rumania të dielën në zgjedhje, voton për Presidentin e ri

Rumunët votojnë të dielën dhe ka të ngjarë që të zgjedhin kryeministrin Viktor Ponta si President të vendit, duke shfaqur në këtë mënyrë mungesën e thellë të stabilitetit politik dhe duke ngritur shqetësime në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.I mbështetur më së miri nga partia e tij, Ponta ka dominuar sondazhet si më i favorizuari për fitore në prag të dy raundeve të votimit, të cilat mbahen më 2 dhe 16 nëntor.Deri tani ai ka trumbetuar shkurtime rekord të shpenzimeve dhe rritje të taksave një një kohë që rumunët po përballen me një recession të gjatë që nga 2009.Një fitore e Pontas do të konsolidojë pushtetin e Social demokratëve në vend.Ndërkohë, rivali i tij, presidenti i tanishëm Traian Bashesku largohet pas dy mandateve, të cilat i japin fund edhe grindjeve të vazhdueshme politike.Por një fitore e mundshme e pontas ka ngritur shqetësimet mbi pavarësinë e gjyqësorit, prokurorët dhe lirinë e medias.Rumania është bërë pjesë e Bashkimin Evropian në vitin 2007 dhe sistemi i saj gjyqësor është ende nën mbikëqyrje të veçantë.Ponta ka refuzuar kritikat e BE-së në vitin 2012 se ai nuk respekton shtetin e së drejtës dhe institucionet demokratike, duke mohuar akuzat për presion ndaj gjyqtarëve.Analisti politik Mircea Marian e krahason Pontan me kryeministrin Viktor Orban të hungarisë , të cilin Shtetet e Bashkuara dhe BE e kanë akuzuar për mungesë të demokracisë dhe fjalës së lirë.Ponta dëshiron të kontrollojë çdo gjë, kjo është frika ime kryesore, duke përfshirë edhe mediat."Unë mendoj se ai do të kontrollojë edhe prokurorët e anti-korrupsionit, thotë ai. 42 vjecari Ponta ka qenë një profesor, prokuror dhe pilot amator i garave me makina rrelli.Ka qene gjithashtu i akuzuar për plagjiaturë dhe spiuan në vitet 90, akuza të cilat ai i mohon.Kandiatura e tij si president vjen dy vjet pasi ai u bë kryeministri më i ri në vendet e Bashkimit Europian. Grindjet politike dhe evazioni i përhapur  kanë penguar çdo përpjekje për të përmirësuar standardet e jetesës në 25 vjet, që kur Rumania doli nga sundimi komunist.