Shtëpi me tokë të zaptuar, pas legalizimit pronarë dhe të truallit të banesës

Tiranë- Qytetarët që kanë ndërtuar banesat e tyre në tokë shtetërore, por që i kanë në proçes legalizimi vetëm objektet mund të marin frymë lirisht pasi shtëpitë e tyre nuk do të jenë ndërtime në ajër.Ndërsa në rastet kur është ndërtuar në tokë të pronarëve do të duhet që të paguajnë për truallin.Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka shpjeguar procesin.“Me këtë vendim ALUIZNI rihap edhe një tjetër fazë të rëndësishme të procesit të legalizimeve, që është pikërisht ai i kalimit të pronësisë së truallit qytetarëve që po legalizojnë banesat e tyre.Nëpërmjet këtij vendimi shteti heq dorë nga pronësia për këto troje, duke ja kaluar qytetarëve, për rastet kur trualli është me pronar shtetin.Ndërsa për rastet kur trualli ka pronar të tretë, më tej do të vazhdohet me procesin e kompensimit të tyre”, tha LameNë bazë të këtij vendimi pritet të përfitojnë si fillim 481 familje, kryesisht në rrethe.“Me këtë vendim ju kalon pronësia e parcelës ndërtimore 481 familjeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër. Gjithsej këtyre qytetarëve ju kalojnë në pronësi 150.590 m2 truall”.ALUIZNI ka ftuar qytetarët që të interesohen për lidhjen e kontratave të kalimit të pronësisë në bazë të listës së emrave të publikuar.