Drafti për Miellin, Panariti ua paraqet grupeve të interesit para miratimit
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka dorëzuar grupeve të interesit draftin për standartet që do të vendosen për miellin.Pas rishikimit, Ministria do të vendosë dhe do të miratojë rregullat të cilat synojnë përafrimin me Bashkimin Europian.“Dëshiroj të theksoj që për herë të parë në Shqipëri, ne kemi një dokument të plotë I cili rregullon saktë dhe me referenca të qarta ndërkombëtare, duke kaluar tek normat e Bashkimit Evropian për çështje të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe të miellit.Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj që këtë proces ta finalizojmë shumë shpejt në fund të javës së ardhshme”, tha Ministri Panariti.Për të mos pasur më probleme si një muaj më parë në lidhje me miellin, Ministri Panariti ka vendosur që paketën e re ligjore, e cila do të vendos standartet ta konsultojë me grupet e interesit si dhe me Prishtinën zyrtare.Ky draft pritet ti japë zgjidhje ngërçit midis Ministrisë së Bujqësisë dhe prodhuesve vendas të miellit, lidhur me nivelin e proteinave dhe standardeve të tjera.Është vendosur që niveli më i ulët i proteinave të jetë 9 për qind dhe më i larti 12.5 për qind.