Konflikti i interesit, deputetët shkelësit më të mëdhenj të ligjit

Deputetët janë ata që kanë ngritur kartonin për ligjin që kufizon konfliktin e interesit, por studimet tregojnë se janë pikërisht ata që nuk e njohin dhe nuk e zbatojnë sa duhet.Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka prezantuar një studim pikërisht për këtë çështje. Përfaqësuesi i IDM, Arjan Dyrmishi, gjatë prezantimit të raportit theksoi se ndryshimet e shpeshta ligjore për këtë çështje kanë ndikuar në moszbatimin e tij.Shqipëria ka filluar trajtimin e konfliktit të interesit në aspektin ligjor dhe institucional vetëm në fillim të vitit 2000 dhe kjo ka bërë që përvoja në këtë drejtim të jetë e vonshme.