Peshmergat furnizohen me karburant në Turqi para betejës
Luftëtarët Peshmerga ndaluan në Suruç, qytetin turk pranë kufirit me Sirinë, për të mbushur me karburant makinat dhe kamionët e tyre para se të kalojnë për në Kobani, një ditë pasi grupi i parë i luftëtarëve u fut për të kontrolluar terrenin dhe për t'u këshilluar me vendasit.Policët turq ruanin të shumtë hyrjen e stacionit të karburantit, ndërsa luftëtarët ishin veshur me uniforma dhe po bënin gati armatimet.Kobani mbahet i rrethuar nga forcat e Shtetit Islamik prej 40 ditësh dhe kurdët shpresojnë se futja në terren e ushtarëve Peshmerga do të kthejë fatin e betejës.Militantët e ISIS nuk janë zmbrapsur as nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, por armatimet e rënda të kurdëve mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në terren.