Atentati në Tiranë, arrestohet në Domje edhe dyshuari i dytë

Tiranë-Policia e Tiranës ka mundur të zbulojë dy autorët e atentatit të së enjtes në Tiranë,ku mbeti i plagosur Krenar Hasanalija.Arrestimi i djeshëm i një prej autorëve Florenc Qepuri menjëherë pas plagosjes,ka bërë që këtë të premte të arrestohet dhe autori i dytë.Policia bënë me dije se në fshatin Domje është bërë ndalimi i shtetasit Xhemal Adushaj,në banesën e tij.Sipas bluvë dëshmia e Qepurit dhënë para oficerëve të policisë dhe prokurorisë,ka bërë që të shkohet me lehtësi në emrin e atentatorit të dytë.Nga hetimet e para të policisë së Tiranës dyshohet se dy personat e arrestuar kanë plagosur Krenar Hasanalija, në zonën e Unazës së Re në Tiranë.Ndërsa puna e hetuesve tashmë është fokusuar tek shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.Do të sqarohet nëse dy personat e arrestuar kanë patur konflikte me personin e plagosur, apo ata janë urdhëruar nga dikush tjetër.Nga blutë e Tiranës sqarohet se dy personat e dyshuar për ngjarjen do të zbardhin dhe të gjithë dinamikën e asaj çfarë ka ndodhur para dhe pas krimit.I plagsouri Kranar Hasanalija nuk është një person i panjohur për forcat e rendit. Ai dyshohet se ka kryer dy vrasje në vitin 1997 dhe 1999 në qytetin e Vlorës.Ndërsa në skedën e tij në polici janë të shënuara dhe një vjedhje me armë në vitin 2008,për të cilën u dënua me 11 vite burg.