VIDEOLAJM/Merr zjarr godina e radios franceze, ndërpriten transmetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2014, 16:12
Godina Qëndrore e Radios Shtetërore të Francës u përfshi nga flakët gjatë ditës, duke bërë që stafi të ndërpriste transmetimin e drejtpërdrejtë dhe të largohej nga godina në Paris.Zjarri filloi në një pjesë të godinës ku nuk kishte njerëz, pasi po kryheshin punime restauruese, ku përfshihej edhe heqja e disa pjesëve me asbest.Zëdhënësi i kompanisë që po kryente punimet, Gabriel Plus, konfirmoi se nuk kishte viktima dhe se nuk kishte rrezik që zjarri të përfshinte pjesë të tjera të godinës."Nuk e dimë ende shkakun e zjarrit, por mund të ketë ardhur për shkak të punimeve që po kryhen", tha Plus.Tymi i zi tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve buzë Senës, në pjesën perëndimore të Parisit.