Pastrohen kanalet kulluese, shmangen përmbytjet në zonën fushore të Lezhës

Bordi i Kullimit në Lezhë po ndërhyn në disa zona të qarkut për pastrimin e kanaleve kulluese të para dhe të dyta, për të shmanguar përmbytjet gjatë dimrit.Aktualisht punimet janë përqëndruar në zonën e Zadrimës, një zonë më problematike gjatë stinës së reshjeve.Mbyllja e kanaleve kulluese dhe mosndërhyrja prej dekadash për hapjen e tyre, ishte kthyer në një problem për zonat fushore të Lezhës.Me ndërhyrjet që po kryhen, tashmë këto zona duhet të mos jenë më pjesë e përmbytjeve.