Qendër për PAK, mungon "Qeveria". Vokshi: S’ka paketë solidare
Personat më aftësi të kufizuar kanë tashmë një qëndër të tyre për të zhvillluar kurse falas me qëllim aftësimin e tyre.Por kjo qendër kombëtare do të funksionojë edhe si qendër ditore edhe rezidenciale me një staf specialistësh për të bërë terapi.Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, tha se përpjekjet për të ngritur këtë qëndër datojnë nga viti 1991. Ndër vite është financuar nga qeveritë dhe nga donatorët.Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se paketa solidare e qeverisë vetëm se e tillë nuk mund të quhet, pasi më të është abuzuar duke hequr nga skema ata që e meritojnë ndihmën ekonomike apo pagesën e paaftësisë.Përfaqësues të qeverisë munguan në këtë aktivitet. Ndërsa personat me aftësi të kufizuar e quajtën qendrën si një mundësi në jetën e tyre.