"Nuk jemi komunistë!", Orban tërhiqet nga taksa e internetit
Qeveria hungareze është zmbrapsur nga pretendimet për të vendosur një taksë për përdorimin e internetit në vend, e shtyrë edhe nga protestat e mëdha të kryera javën e kaluar për këtë çështje. Kryeministri Viktor Orban tha se do të rishikojë vitin e ardhshëm skemën e taksave për inernetin."Ne nuk jemi komunistë, nuk kemi ndërmend të qeverisim kundër vullnetit të popullit, por për popullin. Prandaj edhe do ta tërheqim propozimin për taksën e internetit", tha Orban, pas më shumë se një jave që qendronte në heshtje."Kjo nuk do të thtoë se qeveria duhet të pranojë çdo pikëpamje popullore, por qeveria duhet të masë çdo hap të hedhur me racionalitet. Dhe nëse njerëzve nuk u pëlqen një veprim, por të paktën mendojnë se është racional, atëherë mund ta ndërmarrim. Por nëse njerëzit thontë se nuk është i arsyeshëm, atëherë nuk duhet ta bëjmë".Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2010, Orban nuk është tërhequr asnjëherë nga konfliktet. Partia e tij e qendrës së djathtë ka rishikuar pothuajse të gjitha ligjet hungareze, ka shtetëzuar kompanitë e pensioneve dhe ka rritur taksat ndaj bankave dhe kompanive të mëdha për të mbajtur të ekulibruar buxhetin e shtetit. Por ligji për taksën e internetit nxori njerëzit në protesta të cilat treguan se pakënaqësia ndaj tij shkonte përtej.Vetë Orbani pranoi se qeveria e tij nuk do të përballej me protesta kaq të mëdha nga ana e popullit, por do të rishikonte vitin tjetër gjetjen e një mundësia për të taksuar të ardhruat që njerëzit fitonin nëpërmjet internetit.