Palestinezët falen në rrugë, përleshje me policinë izraelite

Palestinë-Pas mëngjesit të qetë, por sërish të tensionuar, përleshjet mes palestinezëve dhe policëve izraelitë kanë vazhduar menjëherë pas faljes së mesditës në xhaminë Al-Aksa.Policët iu përgjigjën me gaz lotsjellës sulemve me gurë dhe shashka të protestuesve. Protestat u nisën nga të rinjtë, të cilët nuk u lanë të futeshin brenda xhamisë për t'u falur. Të enjten xhamia dhe gjithë faltoret e tjera u mbyllën nga autoritetet por në mëngjes u rihapën duke u lejuar vetëm besimtarët mbi 50 vjeç, të cilët u larguan të qetë pas faljes së mesditësPolicia e rriti praninë e saj në lagjet dhe zonat rreth Qytetit të Vjetër, sidomos në pikat e kalimit në lagjen muslimane, duke kontrolluar me kujdes të gjithë personat që kalonin në të.Një ditë më parë, presidenti palestinez e cilësoi mbylljen e xhamisë si "përpjekje për të shpallur luftë" nga ana e Izraelit dhe partia e tij, Fatah, në bashkëpunim me Hamasin, kanë bërë thirrje për protesta.Tensionet mes palëve janë rritur prej disa javësh që pas vendimit të Izraelit për të populluar me banorët e vet zona në lindje të qytetit, të cilat janë banuar historikisht nga palestinezë.